Para pak ditësh bëri bujë deklarata e ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim, e cila kërkoi largimin nga PD të ish-kryedemokratit Sali Berisha. Pas kësaj deklarate Berisha ka përsëritur edhe njëherë se nuk ka ndërmend të largohet nga Partia Demokratike.
Berisha është kthyer pas në kohë kur mbante postin e kryetarit teksa deklaronte se do të mbetet gjithmonë njëri prej tyre. “Ju pershendes miq me betimin tim solemn para demokrateve te Shqiperise! Sb”, – shkruan Berisha.
“Sikur 1000 të mbesë, do jem njëri prej jush. Sikur 100 të mbesën do mbetem njëri prej jush. Sikur 1 të mbesë do mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike. Zoti ju bekoftë”, – deklaronte Sali Berisha disa vite më parë.
Yuri Kim i kërkoi Lulzim Bashës prerë që të distancohet nga Sali Berisha duke e larguar nga grupi parlamentar i PD-së për legjislaturën e re të parlamentit që do të nisë në shtator.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post