Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në Unazën e Madhe të Tiranës po punohet pa pushim për të përmbyllur sa më shpejt këtë vepër të rëndësishme për kryeqytetin. “Deri më tani janë realizuar 50% e punimeve e ku po avancojmë përditë për ta përfunduar e vendosur në dispozicion të qytetarëve”, – shkruan Rama.
Postimi i Ramës
“Në Unazën e Madhe të Tiranës punohet pa pushim për të përmbyllur sa më shpejt këtë vepër të rëndësishme për kryeqytetin.
Ministrja Belinda Balluku inspekton punimet në lotin dy, segmenti Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, ku deri më tani janë realizuar 50% e punimeve e ku po avancojmë përditë për ta përfunduar e vendosur në dispozicion të qytetarëve.
#SkaKohëPërPushim” – shkruan Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post