Kurbini është “skuqur” nga flakët mbrëmjen e sotme. Një nga dy vatrat më kritike në Shqipëri është mbuluar nga një zjarr i madh që po përhapet në zonë.
ABC mëson se në zonën e Drojes në fshatin Shpërdhet zjarri po vijon që nga orët e pasdites.
Ndërkohë gjatë mbrëmjes në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Kurbinit kanë shkuar edhe forcat Ushtarake të Zall Herrit. Kjo ka bërë që disa vatra zjarri të izolohen megjithatë rreziku nuk është larguar ende.
Gjatë orëve të mesditës, zjarri në kurorën e pishave në Shpërdhet përfshiu sipërfaqe të madhe bimësie. Situata u përkeqësua në orët e pasdites kur zjarri mori përmasa më të mëdha.
Forcat ushtarake të Zall Herrit, po asistojnë edhe në fikjen e zjarrit në fushën “Demokracia” në Mamurras, ku rrezikohen edhe 5 shtëpi të cilat janë të ndërtuara në afërsi të pyllit./abcnews
Diskutime rreth kësaj post