Moderatorja e njohur Lei Kraja tha se, sipas saj, politikani më sharmant është kryeministri Edi Rama dhe do të pëlqente ta intervistonte.
“Edi Rama është politikani që do të doja të dëshiroja ta intervistoja, pasi është gaforre.
Më pëlqen, është nice. Më pëlqen si vishet, nuk e votova por më pëlqen. Votën e mbaj të fshehtë”, u shpreh ajo.
Gjatë një interviste në “Pushime on Top”, Lei Kraja u shpreh se është shumë romantike dhe nëse partneri nuk do i sillte kafen në shtrat do preferonte të qëndronte vetëm.
E pyetur nëse aktualisht është në një lidhje, ajo u përgjigj:
“Flirt kemi, por … publicitet. Jam romantike, e pres kafen në shtrat, dua të përkëdhelem. Nëse jo, më mirë vetëm. Kush tha që jam vetëm?! Jetën private e kam thënë nuk e zbuloj, por kur të martohem do ta tregoj.”, tha Lei.
Diskutime rreth kësaj post