Deputeti i PD-së Tritan Shehu,foli për projektin e “Ballkanit të hapur”. Shehu thekson se projekti në fjalë është i rrezikshëm, duke shtuar se e gjitha është një tentativë për influencë serbe.
Deklarata e Shehut:
“Ballkani i hapur, është një projekt që bie ndesh me interesat tona dhe bie ndesh me integrimin. Është projekt i rrezikshëm, tentativë për influencë serbe. Nëse do bëhej për presion ndaj BE-së, është aventurë e madhe, ka një gënjeshtër të madhe, nuk mund të shpejtohet kështu rruga drejt BE-së. Rruga drejt BE-së zgjidhet duke plotësuar kushte politike, ekonomike, sociale.
Rama dhe Vuçiç kanë frikë nga integrimi europian, por duan të lidhen me interesa serbe, që shikojnë një Kosovë të cunguar, duke rënë ndesh me interest e shqiptarëve. Jemi sot më keq se ç’ishim në vitin 2013. Është humbur shumë kohë drejt integrimit në Europë. Këtu kërkohet që të sfumohet Kosova. Ballkani i Hapur është në kundërshtim me interesin kombëtar, rajonal dhe objektivat tonë për integrim në BE. Ballkani i hapur vetëm sa kërkon që Serbisë t’i jepet rol lideri në rajon”, u shpreh Shehu.
Diskutime rreth kësaj post