Ish-presidenti, Bujar Nishani ka akuzuar qeverinë “Rama”, për atë që po i bëjnë kullës së Sahatit.”Nuk do të mund të ndodhte kurrkund kjo barbari.”-shprehet Nishani gjatë postimit të tijë.
Reagimi i plotë i Nishanit:
“I vetmi simbol identiteti dhe trashëgimie që kishte Tirana (Kryeqyteti) ishte Kulla e Sahatit.
Unike në arkitekturë dhe trashëgimi e asaj historie të mbetur !
Kalvari i ndërtimeve dhe kullave në Tiranë është një histori skandalesh e korrupsioni, tragjikisht pranuar nga një shoqëri pa nerv !
Por ky barbarizëm edhe ndaj simbolit të vetëm që ka mbetur është një krim monstruoz !
Nuk do të mund të ndodhte kurrkund kjo barbari !
As nën diktatura !
As nën fondamentalizma !
Përfundimisht janë MONSTRA !“-shkruan Nishani.
Diskutime rreth kësaj post