Kur vjen puna tek partneri i saj, Eliona Pitarka, tregohet gjithmonë shumë e rezervuar. Ajo ndan shumë rrallë foto të tij në rrjete sociale dhe sa herë e bën këtë gjë ja fsheh portretin.
Kjo gjë i ka bërë akoma dhe më shumë kuriozë ndjekësit e saj, të cilët interesohen herë pas here se përse Eliona nuk e zbulon imazhin e partnerit. Aktorja i është përgjigjur kësaj pyetje, duke shuar kuriozitetin dhe dyshimet e të gjithëve.
Eliona ka treguar se partnerit të saj nuk i pëlqen vëmendja, ndaj ajo e ka respektuar këtë vendim dhe nuk publikon foto të tij.
“Sepse burri im nuk e duron dot fare vëmendjen dhe faktin e të qenit në qendër të saj! Vihet shumë në siklet dhe unë e respektoj dëshirën e tij për të qëndruar larg saj!”, është përgjigjur aktorja.
Diskutime rreth kësaj post