Andrei Shevchenko ka dhënë dorëheqjen si trajner i kombëtares së Ukrainës. Legjenda, ish-fitues i “Topit të Artë” kur luante me Milanin, e ka njoftuar këtë me një deklaratë përmes rrjeteve të tij sociale.
Deklarata e Shevchenko:
“Sot përfundoj kontratën time me Federatën e Futbollit të Ukrainës. Kam kaluar pesë vite me ekipin kombëtar të Ukrainës. Ishte një punë e vështirë, por treguam se ne jemi të aftë të luajmë futboll modern.
I jam mirënjohës presidentit dhe komitetit ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Ukrainës për mundësinë që më dhanë të punoj me ekipin kombëtar. Unë jam gjithashtu mirënjohës për të gjithë lojtarët dhe të gjithë njerëzit që ndihmuan dhe u përfshinë në ekip.
I falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen dhe kritikat e tyre. Së bashku kemi treguar se futbolli ynë mund të jetë përsëri konkurrues”.-shprehet Shevchenko.
Diskutime rreth kësaj post