Pas pesë ditësh përfundoi beteja me flakët dhe tymin në fushën e mbetjeve urbane në Fier. Kryebashkiaku Armando Subashi tha se jo vetëm që është fikur zjarri dhe eliminuar tymi, por fusha është kapsuluar duke i dhënë fund një herë e përgjithmonë kësaj problematike.
Subashi ka shtuar se duke filluar nga pasditja e së hënës mbetjet e qytetit dhe njësive do të shkojnë pranë inceneratorit, aty ku pritet të nis edhe trajtimi i tyre.
Ndërkohë gjatë muajve të vjeshtës kjo hapësirë, sipas Subashit, do të gjelbërohet e në te do të mbillen pemë, për të larguar një herë e përgjithmonë nga kujtesa e fierakëve fushën e dikurshme të mbetjeve.
Diskutime rreth kësaj post