Katër tërmete janë regjistruar brenda pak orësh në zonën detare të ishullit grek Nisyros pranë Rodosit. Më i fuqishmi prej tyre ishte me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter, thotë një njoftim i publikuar nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.
Dy lëkundjet e para, me madhësi 4.7 dhe 4.1 të shkallës Rihter, kanë tronditur ishullin përkatësisht në orën 22:57 të së shtunës dhe në 02:25 të mëngjesit të së dielës, me epiqendër përkatësisht 26 dhe 27 kilometra në jugperëndim të tij.
Ka pasuar tërmeti prej 5.1 i shkallës Rihter në orën 7.31 minuta të mëngjesit thuajse me të njëjtën epiqendër dhe lëkundja e fundit është regjistruar në orën 08:12 në det, 29 kilometra në jug-jugperëndim të Nisyros.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se nuk ka njoftime për dëme në njerëz apo në ndërtesa,ndërsa sizmiologët ndjekin me vëmendje fenomenin.
Diskutime rreth kësaj post