Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në disa qarqe të vendit, ndërkohë që nuk i kursen as sulmet për kryeministrin Edi Rama.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili thekson se Shqipëria është ‘pushtuar’ nga zjarret që po shkatërrojnë sipas tij pasuri të çmuara ekonomike e natyrore. Sipas Vasilit, Shërbimi i Emergjencave Civile nuk ka marrë masa.
Reagimi i Vasilit:
“Shqiperia pa Kryeminister!
Dite dramatike nga jugu ne veri.Shqiperia e pushtuar nga zjarret qe po shkaterrojne pasuri te shumta te cmuara ekonomike, natyrore e turistike dhe po ekspozojne edhe jeten e qytetareve ndaj rreziqeve te medha.
Nje sherbim Emergjence Civile thuajse asgje perpara katastrofes se zjarreve. I papaisur, pa mjete pa personel, thjesht nje shtet totalisht, qe nuk ekziston.Ca deklarata shpifurina te nje ministri e nje zv.ministre, qe nuk jua var trasten njeri jane tallja me e lige me katastrofen.Palaçolleku i neveritshem i shprehjes keshtu ndodh ne gjithe boten tregon shkallen e larte te maskarellekut shteteror.
Shqiptaret po shohin se si ne gjithe boten ne vendet e tjera avione dhe helikoptere dhe mijra mjete e forca kunder zjarrit jane ne terren me nje mobilizim dhe perkushtim te admirueshem.Shqiperia serish edhe ne kete katastrofe eshte pa Kryeminister.Asnje fjale e vetme nga llafazani dhe demagogu me i semure qe ka pare ky vend.Sa here ka permbytje te medha, zjarre apo cdo emergjence madhore ky Kryeminister Fake nuk flet.
Zjarret kane pushtuar vendin dhe ndersa media e cdo vendi tjeter qe ka problem zjarret ka problemin e vetem kryesor kete, ndersa ne Shqiperi Kryeministri dhe Mediat qe ushqehen me supen e qelbur te tij s’kane asnje fjale.
Kryeministri Fake dhe media sejmene e tij fllasin per Minishengen, per Sirine, per fotot idiliake te Aleks Sorrosit dhe Kryetarin Bashkise se Tiranes qe hargaliset ne Tokio, ndersa Tirana digjet ne 40 grade te nxehte,por asnje fjale per hallin e Shqiperise.Shqiperia nuk ka Kryeminister. Shqiperia ka thjesht nje pazarxh,i qe shet ate dhe interesat e saj perdite dhe i kthen krahet gjithmone ne ditet e hallit.
Ndaj zgjohu Shqiperi, hallin e qeverisjes do ta zgjidhesh vetem vete!“-shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post