Pasi u shpëtuan nga kampi famëkeq i Al Holit në Siri, 19 qytetarët shqiptarë, mes tyre 14 fëmijë, janë njohur me procedurat e riatdhesimit. Ka qenë vetë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ai që iu ka sqaruar 5 grave shqiptare se çfarë do të ndodh me ta.
Çuçi teksa bashkëbisedon me të riatdhesuarit, ku iu bën të ditur dhe faktin se ata mund të lidhin kontaktet me familjet e tyre.
Ndërkohë, një prej grave të rikthyera nga kampi në Siri, i kërkoi ndihmë ministrit që të mundësonte një lidhje me familjarët e saj, ndërsa ky i fundit i ofroi mbështetje. Kujtojmë se 19 qytetarët shqiptarë mbërritën sot në mëngjes në Rinas, me një charter që u vu në dispozicion nga qeveria shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post