Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër reagim pas deklaratëve të forta të Yuri Kim ndaj tij. Berisha vijon të publikojë foto më zyrtarë të lartë amerikanë, si për të treguar lidhjet e forta ndër vite me Amerikën.
“Me dy burra te medhenj te kombit amerikan qe bene historine! Miq te mi ne Vlore 25 vjet me pare. sb”, shkruan Berisha ditën e sotme në Facebook në foton me ish-Presidentin e ndjerë amerikan George H.W. Bush dhe Gjeneralin Collin Powell.
Kujtojmë që Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga DASH pak ditë më parë. Ndër të tjera dy ditë më parë ambasadorja amerikanë në Shqipëri Yuri Kim i ka kërkuar Lulzim Bashës që Sali Berisha të mos jetë pjesë e parlamentit shqiptar në shtator.
Diskutime rreth kësaj post