Tetë vatra zjarri janë aktualisht prezente në Shqipëri të ndihmuara edhe nga temperaturat e larta. Ndërkohë sikurse bëri me dije Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në 4 prej tyre si në Karaburun, Fier, Shijak apo Përmet situata paraqitet me kritike.
E ndërsa terreni e ka bërë të vështirë hyrjen e zjarrfikëseve në disa zona, konstatohet se momentalisht është e pamundur edhe ndërhyrja me helikopter për shkak të remontit të tyre. Ndërkohë Zv.Ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici i është përgjigjur edhe prefektit të Vlorës I cili kërkoi ndërhyrje nga ajri.
Deklarata e Bicit:
“Unë e kam ndjekur nga afër operacionin kam qenë në Ksamil dhe tani jam në jug, në Ksamil s’ka qenë e nevojshme përdorimi i helikopterit. Ishin të mjaftueshme forcat për të shuar flakët dhe parandaluam një katastrofë që mund të ishte shumë e rrezikshme. Zgjidhja nuk janë helikopterët, edhe pse i kemi përdorur dhe në raste të tjera. Është në remont shumë shpejt do të jetë në gjendje pune. Ne nuk kemi asnjë situatë jashtë kontrollit i bëjnë thirrje perfektit të Vlorës dhe të gjithë në Shqipëri të jenë të kujdesshëm në territorin e tyre. Nëse të gjithë instancat do të bashkëpunojnë me njëri- tjetrin s’do ketë nevoje për këto situata. Jnë të parashikueshme situatat e zjarrit në këtë periudhë të nxehtë. Deri tani është përballuar me burime njerëzore dhe mjete të tjera të përballueshme. E kam ndjekur gjithë natën operacionin e Ksamilit dhe falë punës u arrit që të izolohej zjarri për 7 orë e gjysmë. Nuk është çështje helikopterësh, helikopteri është në remont dhe do të përdoret atëherë kur duhet të përdoret. Do përdoret kur të jetë e nevojshme”, tha Bici.
Diskutime rreth kësaj post