Ministri i Mbrojtjes, NIko Peleshi ka informuar se në vend ndodhen 8 vatra zjarri aktive.
Ai thekson se në këto zona janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura për të mundësuar fikjen e vatrave.
Ministri u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri.
“Aktualisht në vend kemi 8 vatra zjarri aktive, të gjitha strukturat shtetërore të emergjencave civile në zonat përkatëse, po punojnë intensivisht për neutralizimin e tyre. Në zonat ku situata paraqitet më kritike, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura, të tilla janë rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit etj. Pjesa tjetër e Forcave të Armatosura është në gatishmëri të plotë për situata të mundshme në orët/ditët në vazhdim. Nga ana tjetër i bëj thirrje komunitetit të jetë i kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri, gjithashtu i ftoj ata të bashkëpunojnë me strukturat shtetërorë për njoftimin në kohë të situatave apo denoncimin/evidentimin e keqbërësve të qëllimshëm”,- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post