Ish-kryeministri Sali Berisha ka futur “në sherr” Fatbardh Kadillin dhe Tritan Shehun. E gjitha filloi me deklaratën e fortë, ku Kadilli kërkoi që Berisha të mos futet në Parlament. Kjo solli reagimin e ashpër të Shehut.
Kadilli ka reaguar sërish duke i thënë se nuk futet tek politikanët që mbajnë disa kunguj nën një sqetull.
“Kolegeve politikan Unë nuk hy tek politikanët që mbajnë disa kunguj nën një sqetull. Duhet kurajo e madhe të bësh gjithnjë “frytmbajtësin” dhe për më tepër për shumë vite me radhë. E ardhmja do jetë ndryshe”, – shkruan Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post