Ultimatumi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim për mosfutjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlamentin e ri në shtator ka nxitur shumë reagime.
Instituti i Studimeve Politike nxjerr një deklaratë të kreut të PD, Lulzim Basha, të tetorit 2020, kur ai kërkonte që kryebashkiaku i Durrësit të largohej nga Kryesia e PS pasi ishte shpallur “non-grata” në Amerikë.
Shënimi Institutit të Studimeve Politike:
“LB kishte të drejtë në tetor 2020! Dako s’duhej & s’duhet të jetë në kryesi & përfaqësues në PS. I njëjti rregull vlen për emrat e tjerë në listën e zezë amerikane, në PS, PD, LSI, PSD! Partitë janë institucione kushtetuese dhe me dobi publike, rregullat e tyre të brendshme flasin për integritetin, vlerat, moralin dhe parimet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, për llogaridhënie dhe përgjegjësi, ndaj është koha që ato duhet të kenë sjellje më serioze!
PS duhet të vendosë sa më parë distancimin e saj nga anëtari i kryesisë, PD të vendosë për deputetin e saj, PSD të vendosë për kryetarin e saj, – tri rastet e para politike në listën e zezë amerikane! Koha për politikë (më) të pastër!“-shkruan Shënimi Institutit të Studimeve Politike.
Diskutime rreth kësaj post