Vetëm një ditë pasi ambasadorja Yuri Kim pati një takim në selinë blu me kreun Lulzim Basha, nga ku edhe la të kuptohej për një vendim të vështirë që duhet të ndërmerrte PD në lidhje me mandatin e deputetit të ish-kryeministrit Berisha të cilit i është ndaluar nga DASH udhëtimi në SHBA, kreu i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani, ka publikuar një foto të shoqëruar me një dedikim.
‘Sa interesant është ai moment, kur dikush vazhdon duke të gënjyer, ndërsa ti e di të vërtetën.’-shprehet Nishani.
Nuk dihet se kujt i drejtohet ky mesazh i ish-Presidentit Nishani, edhe pse mund të hamendësohet me situatën brenda PD dhe ngjarjet e fundit politike.
Diskutime rreth kësaj post