Juristi Romeo Kara bën të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se e ka kallëzuar dy herë penalisht Sali Berishën dhe ish-kryeministri asnjë herë nuk ka folur në publik për akuzat që janë ngritur ndaj tij.
Romeo Kara e quan Berishën të pashpirt, që iu ka vjedhur ëndrrat shqiptarëve dhe paralajmëron se siç e ka lypur ashtu do ta gjejë fundin.
Deklarata e Karas:
“Une personalisht te kam kallezuar penalisht dy here Sali dhe kurre nuk ke folur ne publik per akuzat e mia, gjithashtu kurre nuk me ke paditur per shpifje ne lidhje me to.
Shpifjen dhe intrigen i ngrite pikerisht ti si institucion ne Shqiperi, pasi uzurpove cdo lloj pushteti dhe instalove patrimonializmin ne vend te demokracise moderne.
Shqiptaret e ndershem nuk te duan, ata qe shohin pertej te sotmes gjithashtu nuk te duan, sahanlepiresit po, ata do te te shoqerojne kudo qe te shkosh.
Si i pashpirt dhe i poshter qe je, na vodhe kontributin, enderrat dhe rinine.
Tani jetojme vetem per te pare fundin tend.
Sic e ke lypur, ashtu do t’a gjesh.”, shkruan Romeo Kara.
Video:
Diskutime rreth kësaj post