Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk i ndal kritikat në lidhje me zhvillimet e fundit në vendin tonë. Sipas tij, vëmendja e opinionit publik po drejtohet vetëm në atë se çfarë tha dje Kim, apo nëse do të jetë apo jo në Kuvend në shtator Sali Berisha.
Postimi i plotë:
“Sa për ilustrim.
24 orët e fundit, opinionit mediatik në Shqipëri nuk i intereson më vjedhja e zgjedhjeve e konfirmuar shqeto nga Raporti i OHIHR!!!
Nuk i intereson fare madje as injorimi kriminal që qeveria i bën vendimi të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar. Dhunimi ekstrem që qeveria i bën Kushtetutës së vendit, jo e jo.
Sepse i intereson më shumë:
-ç’tha Kim?
-po Basha do përjashtojë Berishën?
-po Berisha a ja dhjeu mjaftueshëm Kimit?
– kush është me Kimin e kush me Amerikën?!
– kush është kundër Kim është kundër Amerikës?
– kush është kundër amerikës duhet të arrestohet!!!
etj etj budallëqe si këto…
Bahhh, çfarë poshtërsish!
Ndërkohë që qeveria dhunon e sundon ne, me ndihmën e paçmuar të zonjës Kim, merremi me mandatin e Berishës i cili nuk ka asgjë në dorë përveç qytetarit digjital.
Ja pra që IDIOTËSIA kolektive është e efektshme për qeverinë që të sundojë rehat.”-tha Manjani.
Diskutime rreth kësaj post