Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se në Lojërat Olipmpike të Parisit mund të marrim rezultate shumë të mira nëse nuk e çojmë vëmendjen tek lufta brenda llojit, apo tek përzirja e politikës. Duke iu përgjigjur akuzave të PD ai tha se nuk duhet të na kaplojë histeria, por të arrijmë rezultate sa më të mira.
Të gjithë si shoqëri nuk duhet të na kaplojë histeria, por të themi sa mirë që bashkia mori pishinat për të bërë të mundur stërvitjen. Analiza është që në pak muaj që këta lojtarë janë trnsferuar në bashkië e Tiranës ku ka trajtim të specializuar.
“Në pak muaj nëse nuk ne nuk e çojmë vëmendjen tek lufta brenda llojit, përzirja e politikës, këtë frymë ta mbajmë për tre vite në Lojërat e Parisit, jam i sigurt që do të arrijmë rezultate shumë të mira”- u shpreh kryebashkiaku Veliaj.
I pyetur nëse ka digjergjencë me kryeministrin Rama pas takimit me kryebashkiakun e Stambollit i cili është edhe kundërshtari i Erdogan, Veliaj tha se takimi u zhvillua në kuadër të dy aktiviteteve, të Forumit të kryebashkiakëve të Ballkanit dhe “Kryeqytetit të Rinisë”.
“Nuk kam asnjë divergjencë me kryeministrin. Ne jemi qytete binjakë. Ne nuk jemi takuar pas pandemisë. Ai po përgatit një forum të kryebashkiakëve të Ballkanit dhe ne po përgatisim “Kryeqytetin e Rinisë”. Ajo që të garantoj në dallim nga ne kur kanë të bëjnë me të huaj nuk e shajnë vendin siç disa politikanë bëjnë këtu ku inatet personale i nxjerrin kundër Shqipërisë në çdo forum politik. Ka të bëje vetem më kordinimin e dy akitiviteve, asgjë më shumë.”- u shpreh Veliaj.
Veliaj u pyet në fund edhe për bashkëpunimet me bashkinë e Tokios ku tha se është një projekt për ujërat e zeza të Tiranës që pritet të përfundojë.
“Kemi një iniciativë që filloi pas tërmetit. Kemi pasur një konsulencë me bashkinë e Tokios dhe universitetin atje. Duam të çojmë deri në fund një projekt të Tokios të ujrave të zeza në Tiranë.”- shtoi Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post