Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’, Sara Malaj ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, sidomos kur ajo krejt papritur vendosi që të dilte nga programi së bashku me Atdhe Xharavinën.
Por edhe pse dukeshin të dashuruar me njëri-tjetrin, lidhjes së tyre i erdhi fundi shumë shpejt. Tashmë ndarjen e kanë konfirmuar edhe vetë ata të dy.
Ndërkohë së fundmi, Sara ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët kanë qenë kuriozë të dinë nëse është në një lidhje dhe a flet me Atdheun?
“A je single apo në lidhje”, i shkruan një fans, ku Malaj përgjigjet: “E zënë dhe e lumtur”, pa treguar asnjë detaj tjetër për të gjithë ata që mund të jenë kuriozë.
Ndërsa e pyetur nëse ka akoma shoqëri me Atdheun, Sara shkruan: “Pooo” dhe e shoqëron me një emoji të trëndafilit të kuq.
Diskutime rreth kësaj post