Qeveria vendosi të kalojë truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, me vendim të Këshillit të Ministrave.
Në një lidhje në Skype nga Tokyo , kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka reaguar pas vendimit të qeverisë. Veliaj u shpreh se vendimi i VKM nuk bie ndesh me atë të Gjykatës Kushtetuese, e cila i mohoi të drejtën e pronësisë së truallit të Teatrit Kombëtar Bashkisë së Tiranës.
Komenti i Veliajt:
“Jo, vendimi i qeverisë nuk bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është reflektimi vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që na lejon të vazhdojmë procedurat. Tani që Teatri nuk është më, jepet vetë trualli.“, tha Veliaj nga Tokio.
Diskutime rreth kësaj post