Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh hapur se në shtator do të jetë në Kuvend. Edhe pse ka patur një reagim të kundërt të Ambasadores Yuri Kim ku sipas saj Berisha nuk duhet të jetë pjesë e kuvendit në shtator.
Intervista:
Pyetje: Pse zonja Kim e bëri kaq hapur deklaratën e saj?
Sali Berisha: Unë nuk e di se cilat janë motivet e sulmit politik dhe kërcënimit që zonja Kim i lejon vetes të bëjë, por unë u them shqiptarëve se asgjë nuk lëkund Sali Berishën në përmbushjen e misionit të tij të mbrojtjes së interesit shqiptar në parlamentin e Shqipërisë.
Pyetje: Thuhet se disa ambasadore do ta bojkotojne seancën e kuvendit nëse paraqiteni ditën e parë? Keni ndonjë koment.
Sali Berisha: Nuk kam asnjë lidhje me protokollin e parlamentit. Unë jam deputet që do të ulem krenarish në vendin tim me një motivim më të madh se ndonjëherë tjetër, cili është vendimi që do të marrin ambasadorët është në tagrin e tyre.
Diskutime rreth kësaj post