Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ Jasmina Kadriu ëhstë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, sidomos edhe për shkak të romancës së saj me Andin. E gjithë Shqipëria i ktheu sytë nga çifti kur Jasmina mori guximin ta puthë për herë të parë Andin në transmetim ‘live’, ndërsa zënkat e pajtimet e tyre të shpeshta i mbajtën të gjithë të lidhur pas ekranit.
Si personazhe publikë, lajme të shumta qarkulluan për personazhet e “Për’puthen”, ndërsa për Jasminën u fol lart e poshtë se para emisionit kishte qenë e fejuar. Këtyre aludimeve, ish-konkurrentja i është përgjigjur për herë të parë në InstaStory, teksa bashkëbisedonte me ndjekësit e saj.
“A është e vërtetë që ke qenë njëherë e fejuar? Në Dibër flasin shumë për ty”– e pyeti dikush.
“Unë në Dibër nuk kam qenë që tre vjeç, kur u fejova? Mbasi hyra në ‘Për’puthen’, se para kësaj as nuk më njihnin. Ahh, njerëzit e shkretë, i zgjidhën gjithë hallet e tyre, kaluan tek të miat,”– u përgjigj ajo.
Diskutime rreth kësaj post