Analisti Fatos Lubonja ka konstatuar se Serbia fuqizohet dhe Shqipëria dobësohet me nismën ‘’Ballkani i hapur’’ dhe 3 marrëveshjet e nënshkruara dje në Shkup.Lubonja thotë se është e pafalshme që Rama shkon dhe merr vendime vetë pa u konsultuar teksa shtron shqetësimin e Kosovës duke ditur që Serbia si strategji të vetën ka që ta zgjidhë konfliktin duke mos e njohur ose duke i marrë ndonjë ‘copë’.
Më tej analisti dyshon se kjo nismë mund të jetë një ‘’Mini-Europë’’ për oligarkët serbë e shqiptarë që mund të përfitojnë për interesa të tyre.
Deklarata e Lubonjës:
“’Temë shumë komplekse, e rëndësishme, është e pafalshme që Edi Rama shkon dhe merr vendime vetë pa u konsultuar me të gjithë. Këtu vijmë dhe tek problemi i Berishës, shkon merr vendime vetë.
Çështja e Kosovës, njohja e Kosovës, mosnjohja e Kosovës, ne nuk kemi kuptuar ende se Kosova konfilikti me Serbinë është thjesht një konflikt i ngrirë, vazhdim nga mjetet ushtarake në politike. Si çështja e Bosnjes, nuk është i zgjidhur, është për tu zgjidhur. Serbia ka strategjinë e vet që në fund është mosnjohja e Kosovës, ose marrja një copë e saj. Kur ti je një palë shqiptare, në këtë konflikt të ngrirë duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Mund ta dëmtosh dhe ndihmon konfliktin.
Të gjithë ata që kam lexuar, që shkruajn, i mëshojnë tezës që ekonomikisht këtu përfitim ka Serbia, Serbia fuqizohet, Shqipëria dobësohet. Ne kemi nevojë për ekonomi të shëndoshë, prodhuese, të na çlirojë nga droga, krimi i organizuar. Nëse hap tregun shqiptar e kthen në ushqim për Serbinë.
E provon koha, por mendimi im është që është dhe politikë-propagandë. Tre liderë që mbajnë njëri-tjetrin, mbështesin njëri-tjetrin. E kam thënë gjithmonë si hipotezë, ai që komandon është Vuçiçi kurse Rama një mbështetje që ka nga SHBA është dhe nga lobimi serb aty, për disa projekte të Vuçiç. Edhe ajo që tha Milo që në ’99 ia ka propozuar Sorosi. Shoqëri e hapur, por me çfarë interesash. Ti mund të luftosh nacionalizmin, por është dhe një problem për Europën, oligarkia.
Atëhere mos ky minishengen mos është një minieuropë e oligarkëve serbë e shqiptarëve. Një pakicë ndoshta nuk i godet në raport me Serbinë.Mendoj që oligarkët që kemi ne kanë investuar në Maqedoni, edhe në Serbi. Në këtë botë globale ku sundojnë oligarkët, s’ka rëndësi nëse je shqiptar apo serb. Ka një ose dy që mund t’i rritet tregu, bashkë me krimin e organizuar.
Kështu që këtu ka oligarkë, kur flasim për oligarkë, flasim për një makicë, ky është problemi i madh i krijuar. Edhe Europa kështu i krijua. Nuk e di, ka shumë faktorë që mund ti ndihmojnë, ashtu si i pengojnë. Kosova nuk i pranon, Mali i Zi dhe Bosnja nuk marrin pjesë. Duhet transparencë, jo kështu.
Ka një ngërç padyshim, kemi një qeveri që ka qenë kundër atëhere dhe tani. Ka mbi 50% të besimit të popullit. Edhe LDK ishte kundër. Doli një fuqi që për interesat e veta, jo çdo gjë që thoshte Sorosi ishte kundër Trump dhe anasjelltas. Le të marrim rastin konkret. Pjesa më e madhe e kosovarëve shohin që nuk është zgjidhur konflikt i ngritë me Serbinë. Të jepet garancia, aty në Shtëpinë e Bardhë u imponuan disa projekte ekonomike. Por po shkriu mund të shkojë në luftë, SHBA nuk garantoi diçka.
Grenelli punoi me të hedhur, për disa qëllime gjoja sikur ishte e mria e Kosovës, por e mira ishte për lobin serb e fushatën e Trump apo lidhjet e Vuçiç se lidhjet ai i ka më të forta. Mos vallë dhe Berishën duan ta heqin. ‘’- tha Lubonja.
Diskutime rreth kësaj post