Pas daljes nga “Për’puthen”, Antonela Berishaj shumë shpejt u rikthye në ekran në një tjetër format. Në çdo daljen të saj televizive, ish-konkurrentja gjithnjë ka përmendur shenjën e saj “binjak”.
Nisur nga shenja e saj, dhe fakti që ajo festoi ditëlindjen vetëm pak ditë më parë krijoi një keqkuptim në publik.
A mos Antonela ka gënjyer për shenjën e saj në horoskop?
Sipas llogaritjeve i binte që ajo të ishte “luan” pasi shenja e binjakëve përkon me fundin e muajit maj deri në 21 qershor.
Pas të gjithë “zhurmës”, bukuroshja bionde ka sqaruar njëherë e mirë të vërtetën.
“Momenti i sqarimit të shumë kërkuar. Jam binjak, ditëlindja ishte më 13 qershor por duke qenë se isha në Top Arena çdo ditë live, nuk kisha mundësi ta festoja. Momenti i duhur dhe pa angazhime ishe tani. Mos u zhgënjeni, s’jam luan”, – shkruan Antonela bashkëngjitur me fotot nga festa e ditëlindjes së saj.
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post