Me përfundimin e takimit të Shkupit mes Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së Minishengenit, tash e tutje “Ballkani i hapur”, kryeministri shqiptar Rama u vërshua me kritika, sidomos nga opinioni shqiptar i Kosovës.
Duke parë këtë situatë Rama ka reaguar dhe ka propozuar mbledhje të përbashkët të qeverive Kosovë – Shqipëri. Në këtë takim Rama parashikon edhe një herë të sqaroi thënien e tij karakteristike se “nuk duhet të mbetemi peng i së kaluarës”.
Apo siç tha ai bukfalisht “ qentë lehin, po karvani marshon përpara. “Unë tha Rama punoi për Shqipërinë, Kosova ka udhëheqësin e saj dhe unë jam i bindur se edhe ata do të veprojnë ashtu siç është më së miri për Kosovën.
E mira do të ishte që të kishim koordinim dhe hapa të përbashkët, po unë edhe pse kam kritika nga kosovarët, pas meje qëndrojnë presidenti Thaçi, grupi i tij si dhe partia e tij.
Pas meje qëndrojnë po ashtu Ali Ahmeti në Maqedoni dhe partia e tij, prandaj kundërshtimet i marr si diçka normale. Unë edhe në Shqipëri për hapat e tillë kam kritika dhe kundër është e tërë opozita, po kjo duhet kuptuar se i takon realitetit, si gjithkund në pluralizëm dhe sistem shumëpartiak.
Kritikat janë të mirëseardhura, nga to mëson njeriu. Unë jam i hapur dhe nuk mbetem peng e së kaluarës.
Për të gjitha këto mosmarrëveshje unë vendosa që ta organizojmë takimin e radhës mes qeverive të dy vendeve tona dhe t´i afrojmë qëndrimet dhe t´i eliminojmë mosmarrëveshjet.
Unë jam i hapur për të gjithë, derisa bisedoi dhe lidhi marrëveshje me Serbinë për të ardhmen tonë të rajonit, kuptohet që unë bisedoi hapur me vëllezërit e mi në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë.
Thënë të drejtën me Thaçin kishim bashkëpunim dhe koordinim të shkëlqyeshëm, po kjo s´do të thotë që unë s´mund të bisedoi edhe me të gjithë të tjerët kushdo qofshin ata. Unë përfaqësoj interesin e Shqipërisë dhe atë do ta mbroj me dinjitet. Kush don të na bashkohet është i mirëseardhur, ne mbetemi të hapur.
Të kaluarën duhet ta mbyllim për të ardhmen tonë dhe fëmijëve tanë. Nuk shoh asgjë të keqe këtu. Rajoni ynë duhet të përparoi, ky është qëndrim i EU dhe SHBA, Turqisë dhe Rusisë të cilët bashkërisht kanë një synim – paqen në botë dhe rajonin tonë.
Diskutime rreth kësaj post