Qëndrimi i Armando Sadikut te Bolivar nuk shkoi ashtu siç pritej dhe zgjati fare pak. Më 28 janar ai u transferua në Bolivi, por aventura latine përfundoi dy gola të shënuar në kampionat. 30-vjeçari vendosi në bashkëpunim me drejtuesit e Bolivar ndërprerjen e kontratës. Sadiku ka zyrtarizuar largimin nga Bolivar me një postim në Instagram, aty ku nuk mungojnë fjalët e bukura.
Postimi i Sadikut:
“Sot është dita e lamtumirës. Një periudhë e shkurtër por shumë intensive po përfundon, në një klub që më priti me krahë hapur që ditën e parë që mbërrita këtu.
I jam mirënjohës Bolivarit që më dha mundësinë të luaj dhe të njoh këtë vend të bukur dhe njerëzit e tij. Një pjesë e zemrës time do të jetë gjithmonë me ju.
Ju uroj gjithë të mirat. FALEMINDERIT!“, shkruan sulmuesi shqiptar, i cili pritet të rikthehet në futbollin spanjoll te Las Palmas.
Diskutime rreth kësaj post