Analisti Ben Andoni, ka komentuar Forumin Ekonomik që është mbajtur ditën e sotme në Shkup, mes Kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë. Ai tha se shteti jonë ka treguar se nuk ka funksionuar siç duhet, pavarësisht marrëveshjeve që janë bërë.
Komenti i Andonit:
“Është një lloj inercie shumë e madhe , e vendeve të Ballkanit dhe veprimeve të Bashkimit Evropian. Ky moment në dukje është një moment i mirë, madje shumë i mirë, por nga e thëna në të bërë ka akoma shumë kohë. Të tre njerëzit kryesorë të kësaj marrëveshje, Rama dhe Zaev kanë kohën përpara të cilën mund ta vënë në funksion të interesave të tyre, në sensin që ky treg i vogël të funksionojë për vetë ne vendet e Ballkanit.
Problemi i madh është sa ne do të shkojmë drejt realizimit të këtij. Ne personalisht kemi treguar me Kosovën se nuk kemi funksionuar siç duhet. Shqipëria me Kosovën, ka marrëveshje pa fund, ka memorandume pa fund, marrëveshje pa fund. Ne duket se kemi një lidhje të ngushtë më shumë me Serbinë sesa me Kosovën, këtë u mundua të na i thoshte sot në fillimin e “Ballkanit të Hapur”. Kjo ka tre pole, pot a shikoni me kujdes, është poli sllav që kryeson Vuçiç, që shpreson shumë të tërheqë Malin e Zi, dhe Bosnjen, dhe është Maqedonia e cila ka fuqi aspak si Serbia por që luan një rol ndikimi në Kosovë. Dhe Shqipëria që është vendi që besohet se do ndihmojë që edhe Kosova të jetë pjesë e marrëveshjes në të ardhmen. Unë mendoj se ka kohë akoma për të parë sesa serioze është për t’u realizuar. Nga ana tjetër mendoj se Greqia me ato elementët e vet, nuk do të jetë kaq dashamirëse me këtë lloj marrëveshje të vendeve tona.
Ka mekanizma të shumta për ta penguar. E para duke ofertuar gjithmonë kanalin e Selanikut. Selaniku është një port historik, për t’u përdorur nga dy vendet sllave, nga Maqedonia dhe Serbia. Shqipëria është më e rezervuar sepse ne kemi dy portet potenciale. E vetmja gjë ishte që të paktën Kosovën ta bënim më shumë aktive. Megjithëse se është thënë nga qeveritë që porti i Shëngjinit të ishte në funksion të ekonomisë së Kosovës, pastaj u tha për portin e Durrësit. Por porti i Durrësit ka lëvizur sipas interesave, që do e përdorte edhe Maqedonia edhe Kosova. Ka një problem që në gjenezë të problemit, që në momentin kur janë ingranuar te Cefta, Kosova është përfaqësuar nëpërmjet UMIK-UT, dhe vazhdimisht përmes zhvillimit të konjekturave, Kosova gjithmonë ka pasur problemit të përfaqësimit në këtë institucioni”, tha analisti Andoni.
Diskutime rreth kësaj post