Andrea Mano, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së së Korçës, por edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, është pyetur nëse PD do të mund të rrëzojë një ditë Ramën dhe të vijë në pushtet. Mano tha se Ramën e rrëzon vetëm populli dhe jo PD.
Deklarata e Manos:
“Ramën mund ta rrëzojë vetëm populli, jo PD. Detyra e Partisë Demokratike është të shohë pikë së pari veten e vet, organizimin dhe mënyrën e përfaqësimit.
Duhet që të gjenden individë që përfaqësojnë më gjërë sesa një parti, përfaqësues të Shoqërisë Civile, grupe interesi. Duhet të lindësh shpresën te njerëzit, të jesh më i besueshëm. Gjithë këto pakënaqësi që për tetë vite qytetarët kanë ndaj Ramës, pse njerëzit shkojnë e votojnë sërish për të tretën herë?
Nuk mundet që gjithë këta njerëz të gabojnë, unë mendoj se nuk e gjejnë veten te opozita dhe le të themi që “zgjedhin të keqen më të vogël”. PD duhet të përfaqësojë të gjitha shtresat e shoqërisë e kjo nuk bëhet duke betonizuar partinë, por duke pasur liri, përfaqësim për secilin dhe jo vendimmarje autokrate”, u shpreh Andrea Mano.
Diskutime rreth kësaj post