Analisti Milaim Zeka ka komentuar takimin e tre liderëve të Ballkanit në Forumin Ekonomik në Shkup, ku janë mbledhur për të diskutuar mundësitë e “minishengenit Ballkanik” që ka marrë emrin e ri ‘Open Balkan’.
Komenti i Zekës:
“Mendoj që mungesa e Kosovës nuk i shkon vetëm Kosovës dhe qeverisë së saj pasi vendi më i izoluar në kontinentin evropian tani për tani është Kosova. Besoj dhe mendoj, jam i bindur që vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për të mos qenë në këtë forum është një gabim trashanik politik, gabim të cilin do e paguajë me një çmim të lartë populli dhe shteti i Kosovës.
Ky lloj minishengeni ka qenë dhe është i nevojshëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve të gadishullit ballkanik të mallrave dhe thjesht të bëhet një lloj mini Skandinavie që ka qenë para 30 viteve mes Finlandës, Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë, ku njerëzit kanë lëvizur pa kontroll të pasaportave në këto vende”, tha Milaim Zeka.
Diskutime rreth kësaj post