Andrea Mano, ish-kryetari i Partisë Demokratike në Korçë, i cili vetëm dy ditë më parë dha dorëheqjen nga ky funksion së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, ka nxjerrë ‘prapaskena’ se si ka drejtuar kryedemokrati Lulzim Basha.
Mano tha se Korça nuk ka pasur përfaqësinë e duhur në zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar se madje u krijuar një përçarje ndërmjet strukturave të PD-së dhe të deleguarve të qarkut.
Deklarata e Manos:
“Unë si anëtar i Këshillit Kombëtar kemi parë gjatë situatës parazgjedhore dhe pas zgjedhjeve një arrogancë nga ana e kryetarit Basha që është treguar. Ne kemi menduar se mund të kishte një reflektim nga ana e kryetarit qoftë kjo pas humbjes, pamë që kjo nuk ndryshoi. Meqenëse projekti jonë nuk ishte i duhuri për Lulzim Basha vendosëm të japim dorëheqjen nga funksionet tona në kryesi dhe jemi anëtar të thjeshtë.
Kur ke degë që kanë kapacitete për t’u përfaqësuar më së miri nuk mund të marrësh vendime nga Tirana pa pyetur askënd dhe për të vendosur njerëz të afërm pa marrë parasysh mendimin e degës. Kjo është shpërfillje, që na bëhet është arrogancë dhe është përgjegjësia e Bashës. Ne nuk dimë asgjë në lidhje me analizën, nuk është pyetur askush as se kush e shkroi. U bë një analizë nga kryetari i qarkut ku nuk kemi asnjë informacion se çfarë është shkruar. Ne mendojmë se ka pasur një problem për sa i përket përfaqësimit dhe nuk ka pasur një përfaqësim të duhur për gjithçka. U fut përçarje në degën e Korçës. Ndërmjet strukturave të PD-së që i deleguari i qarkut i futi në degën e Korçës. Kishte një mënyrë autoritare në mënyrën e bërjes së fushatës”, tha Mano.
Diskutime rreth kësaj post