Deputeti i zgjedhur i PD-së, Kreshnik Çollaku u shpreh sot se opozita do të futet në Kuvend dhe do të zhvillojë një betejë në të gjithë frontet.
Ai nuk e përjashtoi mundësinë për protesta në rrugë, mirëpo kjo si një formë paqësore tha ai, duke theksuar që synimi nuk është rrëzimi i qeverisë Rama, por shkatërrimi i fenomenit kur “pushteti është i kapur nga krimi”.
I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri”, Çollaku listoi ndryshimin mes PD-së dhe PS-së në zgjedhjet e 25 prillit. Ai është i bindur se nëse “Rama nuk do kishte kryer masakër zgjedhore”, demokratët do ishin në avantazh dhe do kishin fituar.
“Projekti i Lulzim Bashës është që ndryshimi, rrotacioni të vij përmes politikave emancipuese dhe të paqta, do i mjaftonte shumë pak që po të imitonte mënyrat se si Rama erdhi në pushtet, aleance me krimin, me qarqe anti-shqiptare. Do e kisha më kollaj të kontraktoja në bandë, me paguaj fushatën dhe ai të blinte vota për mua dhe unë të rrija në shtëpi, por ne e kemi refuzuar këtë, kemi pritur gazin, se kemi menduar se kur ky proces kur të vij të mos vij shpejt për ne, por për të mirën e Shqipërisë.
Këtë bëri Rama në 3 zgjedhje ia jep pushtetin në një piatancë dhe e mban peng, më mirë pa pushtet PD dhe Lulzim Basha në këtë formë se pushteti nga gjirizet e shoqërisë.Beteja jonë do jenë fronatale. Ne zgjedhësit na kanë dhënë një fuqi të jashtëzakonshme në parlament, nuk janë më marionetat në parlament, por një forcë reale. Parlamenti, çdo forum, rruga, çdo mjet demokratik paqësor të principit ne do e përdorim, që jo t’i shkurtojë ditët e qeverisë, por këtij fenomeni kur merr pushtetin nga gjirizet dhe e ndanë më pas me atë”, – tha Çollaku.
Diskutime rreth kësaj post