Emri i Mini-Shengenit Ballkanit të iniciuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama e Zoran Zaev, do të jetë “Open Balkan”.
Emri i ri i kësaj iniciative është vendosur në takimin e sotëm trepalësh në Shkup, ku i jepet mundësi edhe vendeve të tjera në rajon për t’u bërë pjesë.
Gjatë samitit të sotëm pritet nënshkrimi i disa marrëveshje trilaterale, në kuadër të Mini-shengenit Ballkanik, me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fjalën hyrëse të tij në Forumin rajonal Ekonomik në Shkup, tha se nisma rajonale mes Shkupit, Beogradit dhe Tiranës përmban në vete katër liritë e BE-së.
Zaev tha se me këtë nismë synohet lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal.
“Këtë që e ndërtojmë sot del nga vlerat evropiane për shkak se në vete në themelet e saj përmban të gjitha katër liritë e Bashkimit Evropian. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve. Qëllimi përfundimtar është të arrijmë ‘no stop-just go’, të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe të shpresojmë edhe për vendet tjera”, – tha mes tjerash Zaev.
Diskutime rreth kësaj post