Kriza ekonomike ka bërë që Florentino Perez të nxjerrë në shitje të gjithë skuadrën e tij. Lajmin e bën të ditur “El Transitor” në “Onda Cero”. Në emision u shpjegua se klubi është i hapur për të dëgjuar të gjitha ofertat për të gjithë futbollistët që kanë nën kontratë.
Madrilenët janë duke e konfirmuar që janë një klub që shesin. Këtë e vërejmë me shitjen e Sergio Ramosit dhe Varane.
Objektivi më i madh i Realit të Madridit është Mbape dhe për ta marrë në kryeqytetin spanjoll duhen sakrifica të mëdha.
Por mbetet për t’u parë se çfarë do bëjnë drejtuesit e PSG-së më lojtarin francez.
David Alaba është lojtari i vetëm që u transferua këtë verë dhe erdhi falas nga Bayerni i Mynihut.
Për momentin nuk duket se do të vijnë lojtarë të tjerë në kampin madrilen, por nuk përjashtohet mundësia që të largohen shumë të tjerë.
Diskutime rreth kësaj post