Një stuhi e papritur ka përfshirë pasditen e sotme Prishtinën. Stuhia zgjati disa minuta dhe një erë e furishme e bashkuar me shi përfshiu kryeqytetin e Kosovës.
Ndërkohë që stuhia nuk raportohet që të ketë shkaktuar dëme të mëdha. Meteorologët thanë se, kjo stuhi, nuk ishte parashikuar të ndodhte, ndaj dhe ishte e papritur.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se moti në ditët e ardhshme do të jetë i qëndrueshëm, ku do të mbizotrojnë temperaturat e larta dhe i nxehti afrikan.
“Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, njoftoi IHMK.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post