Ahmet Shala ndërmori aventurën më të çmendur të jetës së tij duke udhëtuar nga Gjermania drejt Kosovës vetëm për një qëllim, për të takuar personin më të shtrenjtë, gjyshen e tij. 21-vjeçarit nga Peja ka bërë 2 mijë kilometra për 28 ditë për të përqafuar gjyshen Rabe.
Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, 21-vjeçari tregoi se e bëri këtë gjest të veçantë dhe për nder të xhaxhait të tij, që është një dëshmor lufte. Megjithatë, 21-vjeçari tha se është përballur me një sërë sfidash.
“Rruga ishte ndryshe siç e kisha imagjinuar, kam patur shumë sfida, më shumë për ujë. kisha mungesë uji, ushqim. nuk gjeja as restorant, hotel apo furrë buke. Kam përdorur një aplikacion vetëm për rrugët e biçikletës.”, tregoi i riu nga Peja. /abcnews
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post