Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një kunjë për ambasadoren amerikane në vendin tonë duke shprehur shqetësimin për përdorimin e taksapaguesve amerikanë përmes një marrëveshjeje të cilën ai e cilëson “fort te dyshimte per korruptive dhe te papranueshme”. Bëhet fjalë për marrëveshjen për menaxhimin e dosjeve gjyqësorëe të mbetura stok, si pasojë e vonesave në gjykimin e dhjetëra mijëra çështjeve gjyqësore.
Berisha thotë se Instituti East-ëest, që ka marrë përsipër të menaxhojë rreth 100 mijë dosje gjyqësore të mbetura stok, i përket Delina Ficos, aktualisht bashkëshortja e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ish bashkëshorte e Kryeministrit Edi Rama.
“Une nuk mendoj se gruaja e ministrit te brendshem eshte personi qe duhet ti besohet menaxhimi i dosjeve gjyqesore”, shkruan Berisha që flet për “pazare” mes Delina Ficos dhe kryetares së KLGJ-së Naureda Llagëmi në këtë marrëveshje.
Sipas Berishës, paratë që do të shpenzohen në këtë projekt janë të taksapaguesve amerikanë, ndaj ai komenton se: Nuk besoj se parate e takspaguesve amerikan duhet te shpenzohen per projekte te grave te ministrave te nje qeverie nder me te korruptuarat e planetit dhe qe punon dite e nate kunder opozites se vendit.
Shqetësimi për keqpërdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë u ngrit nga Yuri Kim disa javë më parë, pas arrestimit të ish-zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda. Pas operacionit të SPAK, Kim kërkoi ndëshkimin e atyre që abuzojnë jo vetëm me paratë e shqiptarëve, por edhe me ato të amerikanëve.
“Abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njëlloj si të vjedhësh nga të gjithë qytetarët (përfshirë shtetasit amerikanë taksat e të cilëve sigurojnë ndihmën e SHBA për Shqipërinë) për të majmur kuletat e vetes ose të ‘miqve’ të tyre. Është një krim”, shkruajti Kim pas arrestimit.
Pikërisht, të njëjtin shqetësim ka ndarë edhe sot Sali Berisha, të cilin shpallja “non grata”, duket se nuk e ka kompleksuar për t’ia hedhur një kunjë ambasadores amerikane.
STATUSI I PLOTE I BERISHES
“A po ndajne para Delina Fico me Llagamin e KLGJ?
Te dashur miq, disa dite me pare mediat njoftuan se midis Institutit East-Ëest dhe KLGJ u arrit marreveshja per menaxhimin e dosjeve gjyqesore stoku i te cilave per shkak te deshtimit te reformes ne drejtesi ka arritur ne mbi 100000.
Ne kete kontekst shtoj se shpreh mirenjohjen me te thelle per çdo dollar te taksapaguesve amerikan qe vjen si ndihme per Shqiperine dhe qytetaret shqiptar.
Por pasi mesova nga burime serioze nga SHBA se Instituti East-Ëest qe iu besua menaxhimi i 100 mije dosjeve stok te gjykatave te vendit ne Shqiperi drejtohet nga ish bashkeshortja e Edvin Rames dhe aktualisht bashkeshortja e ministrit te brendahem Çuçi, e konsideroj kete marreveshje midis Llagamit dhe Ficos fort te dyshimte per korruptive dhe te papranueshme.
Une nuk mendoj se gruaja e ministrit te brendshem eshte personi qe duhet ti besohet menaxhimi i dosjeve gjyqesore. Kete Llagami, e emeruar aty ne aplikim te standarteve te dyfishta e di shume mire. Por natyrisht asaj i intereson se me Zj Çuçi-Fico duket i ka me te lehta pazaret.
Duke i dorezuar menaxhimin e dosjeve gjyqesore bashkeshortes se ministrit Çuçi, Delina Ficos pas emerimit ne krye te organeve drejtuese te vellezerve, motrave, kuneterve te ministrave te PS si Pamela Ballukut ne KPK, vellait te ish ministres Gjermeni, Artur Metanit ne krye te ILD, kuntatit te Ish ministres Kodheli, Genti Ibrahimit ne krye te KLP, ish ministrit Panda ne Gjykaten e Larte dhe zyrtareve te tjere, drejtesia shqiptare rilind e tera si drejtesi e familjeve mafioze te narkoqeveritareve te sotem.
Se dyti nuk besoj se parate e takspaguesve amerikan duhet te shpenzohen per projekte te grave te ministrave te nje qeverie nder me te korruptuarat e planetit dhe qe punon dite e nate kunder opozites se vendit. sb”, ka shkruar Berisha.
Diskutime rreth kësaj post