Ish-ministri në qeverinë “Berisha”, Tritan Shehu deklaroi se Shqipëria po përballet aktualisht me një regjim dhe një regjim mund të mposhtet vetëm me përballje të fortë në terren dhe duke vënë në lëvizje të madhe qytetarët.
“Unë mendoj se analiza duhet të fokusohet me përgatitjen e strukturave për ballafaqimin e shpejtë e të fortë që ne duhet të bëjmë në të gjitha institucionet, sallat, sheshet, për ta përmbysur këtë regjim. Ky regjim përmbyset vetëm me një lëvizje të madhe të popullatës. Mendoj se produkti i këtij kongresi ishte pozitiv sepse kërkoi hapje të partisë.
Burimet e forta njerëzore që mbështetet PD, të cilat përbëjnë padyshim një nga bërthamat më të rëndësishme për rezistencën e fortë që do të bëjmë në javët që vijnë. Duhet të jemi të qartë të vendosur të fortë, rezistencë përballë këtij regjimi në javët që vijnë. Nuk është e lehtë, por është një përballje e paevitueshme, e domosdoshme për të shpëtuar Shqipërinë nga humnera. Për të përmbysur këtë regjim kërkohet një ortek i madh njerëzor. Sa më të fortë të tregohemi në terren, aq më shumë do të kemi respektin e partnerëve”, tha Shehu për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post