Analisti Artan Hoxha në një intervistë me skype për Fax News, tha se raporti i OSBE-Odhir për zgjedhjet, provon akuzat e opozitës për manipulim të procesit, ndërkohë që parlamentin që u mbyll e konsideroi të turpshëm.
Hoxha tha se opozita duhet të jetë medoemos pjesë e Kuvendit të ardhshëm, dhe duhet të mësojë nga gabimi i djegies së mandateve, që i solli kosto në 25 Prill.
Sa i takon Partisë Demokratike, Hoxha tha se lidershipi i saj duhet të reflektojë sa më shpejt, për të biseduar me çdo demokrat të pakënaqur, pasi Lulzim Basha nuk e ka luksin që të humbasë asnjë mbështetës.
“Kemi një opozitë të fuqizuar në këtë parlament, një nga gjërat që nuk duhet të bëjë opozita është që të mos bojkotojë Kuvendin. Besoj se opozita e ka kuptuar gabimin me djegien e mandateve. Eshtë një institucion që do respektohet, opozita do jetë e fuqishme dhe aktive.
Ndërsa ndaj të njëjtin opinion për zgjedhjet e 25 Prillit, edhe bazuar te ku raport, opozita duhet ta mendojë riorganizimin e vetë, duhet të përdorë forma të reja organizimi, përsëris dhe duhet të përsëris, ka ide të mira nga manifesti politik i Fatbardh Kadillit. Kuvendi i demokratëve duhet të hapë një proces dialogu mes demokratëve për të rivitalizuar PD-në, për tu përgatitur për zgjedhjet e ardhshme, qofshin këto apo jo të parakohshme.
Lidershipi i PD-së duhet të nxitojë dhe të mos humbasë asnjë demokrat, duhet të konsiderohen propozimet e dhëna dhe nga persona të tjerë brenda PD, duhet të bisedojë me anëtarët e thjeshtë, dhe me mbështetësit e saj”, – tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post