Deputeti Myslim Murrizi ka bërë sot një denoncim të fortë për një ish-ministër të LSI-së, i cili sipas tij ka marrë një tender korruptiv 6.3 milionë euro në Divjakë.
Firma për këtë tender është hedhur nga ish-ministri i LSI-së, i Bujqësisë, Edmond Panariti, sot këshilltar i presidentit Ilir Meta, lidhur me kanalin ujitës me pika, por që aktualisht nuk funksionon.
Murrizi tha se ka gati dokumentet dhe do çojë detaje të reja në SPAK lidhur me këtë akt korruptiv, siç ai e ka cilësuar.
“6.3 mln euro në Divjakë, në 2013-2017 për të vaditur me sistem me pika, Edmond Panariti, është projektuar për të vaditur me pika dhe aktualisht nuk funksionon është zero, i kam bërë kërkesë gjatë kohës që isha deputet, më ka kthyer përgjigje Milva Ikonomi, dhe unë dyshoj se as nuk ka lidhje mes lumit Shkumbit, është bërë një pompë që nuk funksionon, nuk është as ai tub që është shtrirë, dhe nuk vadit as 25 hektarë, jo më 2500 ha, dhe është një vjedhje galoponte. Nuk do doja që zoti Koci të ishte pjesë e show që hedhin shashkë për të trembur dikë”, – tha Murrizi për Report Tv.
Përtej rezervave për SPAK, në “Sot Live në Shqipëri”, Murrizi tha se është vetëm fillimi e ndërsa tha se puna e këtij institucioni duhet që të profilizohet vetëm për pushtetarët e lartë, deputet, kryebashkiakë dhe ish-presidentë, ish-kryeministra.
“SPAK-u te merret me deputet, kryebashkiakë dhe 300 funksionarë të tjerë, përtej rezervave për këtë institucion, është vetëm fillimi”, – tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post