Deputeti socialist Taulant Balla ka mbetur “pa fjalë” nga reagimi i kreut të PD Lulzim Basha gjatë konferencës që mbajti sot nga selia blu, i cili u vu në siklet nga pyetjet pikante të gazetarëve.
Basha u pyet ndër të tjera edhe për rastin Tom Doshi dhe rastin Sali Berisha, të dy “non grata” në Amerikë.
Gazetarja i kujtoi se para zgjedhjeve, ai ka kërkuar që Tom Doshi të largohej nga politika sepse ishte shpallur “non grata” në SHBA. Në fakt kështu ndodhi, Tom Doshi u tërhoq.
Lulzim Bashës iu kërkua të bënte dhe një koment për Sali Berishën, duke qenë se është në të njëjtën pozitë në të cilën ishte dikur Doshi.
“Pa koment!”, shkruan Balla teksa publikon videon e Bashës.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post