Temperaturat në vendin tonë vazhdojnë të rriten dhe pritet të kalojnë 40 gradë në disa qytete. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka paralajmëruar qytetarët të bëjnë kujdes.
“Kjo javë pritet të jetë një ndër javët më të vështira sa i përket temperaturave të larta, por jo vetëm.
Mbi rajonin e Ballkanit (rrjedhimisht edhe mbi vendin tonë) gradualisht po depërtojnë masa ajrore të nxehta me origjinë nga shkretëtira e Saharasë. Si rrjedhojë për ditën e hënë temperaturat arritën deri në 39 gradë Celsius (Gjirokastër) dhe 37 gradë për kryeqytetin.
Për t’u theksuar është se për shkak të origjinës nga shkretëtira e Saharasë parashikohet që masat ajrore do të kenë një sasi të lartë të grimcave të pluhurit dhe rërës.
Cilësia e ajrit do të jetë e dobët për shkak të sasisë së lartë të këtyre grimcave si dhe do të krijojnë efektin serë sa i përket temperaturave.
Për shkak të temperaturave të larta mbi 40 gradë Celsius që priten të regjistrohen nga mesjava e deri në fundjavë (kryesisht zonat e ulëta), këshillojmë të gjithë ndjekësit tanë të shmangin sa më shumë ekspozimin në diell pa arsye të fortë,” – thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post