Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore, Dua Lipa prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri sëbashku me familjen e saj dhe të dashurin.
Babai i artistes, Dukagjini, ka publikuar ditën e sotme disa fotografi ku zbulon se janë realizuar në qytetin e Vlorës.
Në fotot në fjalë, ai shfaqet së bashku me kryeministrin, Edi Rama, dhe familjarët e tij. “Mendoj se kam bërë një mik”, – shkruan Dukagjini bashkëngjitur me pozat që fansat e tij i kanë pëlqyer shumë.
Madje Lipa ka zbuluar se këto foto i ka realizuar pikërisht këngëtarja me famë botërore.
Kujtojmë se Dua së bashku me familjen dhe të dashurin, Anwar Hadid, erdhën para disa ditësh në Shqipëri, ku u pritën nga kreu i qeverisë si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Këngëtarja e famshme vizitoi kryeqytetin për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e kopshtit me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, një iniciativë nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me miqtë e saj.
Por jo vetëm kaq, pasi përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, ata kanë zbuluar se kanë shëtitur edhe qytete të tjera si Kruja dhe Durrës.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post