Diplomatja amerikane Yuri Kim e ka cilësuar një hap të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi dekretimin e gjyqtarit Artur Kalaja si anëtari i 8-të i Gjykatës së Lartë. Znj.Kim paralajmëron se së shpejti do të emërohet dhe i 9-ti.
Ajo kujton se me emërimin e anëtarit të 10-të atëherë Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin e nevojshëm për të caktuar 3 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Postimi i Yuri Kim:
“Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në High Ct, me të 9-in që do të vijë së shpejti. Sapo të emërohet i 10-ti, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetues. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj.”, ka shkruar ambasadorja amerikane.
Diskutime rreth kësaj post