Analisti Frrok Çupi i pyetur në lidhje me pakënaqësitë që mund të lindin brenda Partisë Socialiste nëse kryeministri Edi Rama vendos t’i zëvendëson ministrat e vjetër në qeveri me emra të rinj në shtator mban një qëndrim të prerë.
Sipas tij në momentin që një parti kalon fushatën dhe hyn në rrugën e formimit të qeverisë, ajo ‘shkrihet’ dhe i dedikohet vetëm shtetit dhe qeverisjes.
“Nëse Rama vendos të ndryshojë kabinetin duke sjellë emra tërësisht të rinj dhe “anonim”, a përbën një kosto brenda partisë për të shkaktuar pakënaqësi dhe një lloj kundërvënie ndaj tij?
Nuk e kuptoj ‘koston brenda Partisë’, sidomos që nga momenti kur Partia kalon fushatën dhe hyn në rrugën për formimin e qeverisë. Që në këtë moment Partia ‘shkrihet’, i dedikohet vetëm shtetit dhe qeverisjes. Partitë që urdhërojnë qeverinë janë parti të stilit të vjetër totalitar. Sa për ‘anonimët’ do të doja të them diçka: Secili kur hyn në ekipin e qeverisë, emrin personal e lë pas derës. Ministri afirmohet gjatë punës në ekip të qeverisë. Madje edhe vetë kryeministri do të ishte mirë që të kishte sa më pak emër. Në këtë shekull modern duhet qeverisur ‘pa u dukur’. Sa për të vjetrit në Parti, këta janë një problem më vete. Disa prej tyre rrojnë me nostalgjinë kur ishin ministra, por kjo vlen vetëm në tregimet me nipat.” – ka thënë Çupi
Diskutime rreth kësaj post