Emërohet gjyqëtar në Gjykatën e Lartë, Artur Kalaja. Emërimi është bërë me dekretin e presidentit Ilir Meta.
Dekret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë:
“Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pikat 11 dhe 13, të ligjit nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar, pas administrimit pranë Institucionit të Presidentit të Republikës në datë 19.07.2021, të propozimit të arsyetuar të përcjellë me shkresën me nr. 3390/2 prot., datë 19.07.2021 dhe Vendimit nr. 311, datë 16.07.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor ‘Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatit z. Artur Kalaja’, shoqëruar me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë/emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur për kandidim me vendimin nr. 87, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendosa të:
DEKRETOJ:
Neni 1
Zoti Artur Kalaja emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.”
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post