Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar i emocionuar pas medaljes së dytë të artë që mori sot Kosova në Lojërat Olimpike.
Sportistja Nora Gjakova u shpall Kampione Olimpike në Tokio.
Spahiu shkruan gjithashtu se ndihet shumë krenar për Kosovë, por i keqardhur për Shqipërinë që ka 108 vite shtet dhe nuk ka asnjë medalje në histori.
“SAPO NDODHI: Kosova bën historinë në Lojërat Olimpike, merr medaljen e dytë të artë!
Nora Gjakova shpallet Kampione Olimpike në Tokio.
Shqipëria 108 vjet shtet, s’ka asnjë medalje në histori.
Krenar për Kosovën, keqardhje për Shqipërinë.”, – shkruan Spahiu.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post