Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj aleatëve të kryedemokratit Lulzim Basha. Sipas tij, asnjë deklaratë kundër kryeministrit Rama nuk ka ardhur pas 25 prillit.
Ai ka ironizuar dhe vizitën në SHBA të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila është ‘zhdukur’ nga politika që pas humbjes së zgjedhjeve.
Postimi i Murrizit:
“25 prill-25 korrik
Tre muaj pas” fitores” se kesaj tufe qe kur ishin ne pushtet (2005-2013) nuk pyesnin per militantet
Nje pyetje per DEMOKRATET
A i keni pare apo degjuar më gjekundi te bilbilosin “ kundra” Rames,“ aleatet” pasi ju moren me 25 prill 9 mandatet?????
Se deri me date 25 prill i shihje kudo te gjashte se bashku me xhaketa hedhur kraheve si kryetaret e koperativave ne vaktit
Bile kishin pagezuar “grupin” me emrin “ CINQUE STELA” por erdhi Idrizi dhe u bene gjashte dhe ju doli nje “yll “teper
Kam edhe nje pyetje publike per “ aletatet”
A KENI QENE JU SPIUNE TE SIGURIMIT TE SHTETIT?????
Deri me date 9 shtator keni kohe plot qe te shkoni tek autoriteti i dosjeve e te merni çertifikaten e pastertise se figures nese keni kellqe
Ps: Kam harruar “ aleaten” kryesore te Lulit por ngaqe eshte ne USA me Libanezin per tu çmallur me bashkeshorten e Z Safi Kaskas se ka rreth 40 vjet qe e ka shoqe, nuk po ja prish muhabetit, qe te kujtojne vitet kur mbanin rradhe per qumesht buze lanes ne Laprake.“shkruan Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post